Kurset e gjermanishtes akademike janë të përshtatura për të gjithë
kandidatet dhe kandidatët me përgatitje akademike si p.sh. mjekë, infermierë,
specialistë të IT, inxhinierë, arkitektë, biznesmenë, studentë, nxënës etj. Karakteri
akademik i këtij kursi fillon që nga shkalla e parë A1 ku në fakt edhe hidhen
themelet për shkallët e larta B1, B2, C1 dhe C2. Pra edhe shkallët fillestare A1
dhe A2 mësohen me tërë thellësinë e tyre gramatikore, me qëllim që kandidatët
sa me lehtë t’i arrijnë dhe t’i përvetësojnë nivelet më të larta. Programi ynë
i mësimit të gjermanishtes akademike është ndërtuar dhe përditësuar edhe në
bazë të përvojës sonë 25-vjeçare. Sukseset e kandidatëve tanë në vendet
gjermanishtfolëse janë dëshmia më e mirë për kualitetin e mësimdhënies sonë, e
cila është e përshtatur si me gramatikën e gjuhës shqipe për shqiptarë ashtu
edhe me gramatikën e gjuhës maqedonase, për kandidatët tanë maqedonas.
Zakonisht përvetësimi i një shkalle zgjat 3 muaj.